11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vetëvendosje nuk e përkrahë Projektligjin për Buxhetin

Rekomandime

Vetëvendosja nuk e përkrah Projektligjin për Buxhetin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kështu, ka njoftuar deputeti i kësaj partie Hekuran Murati i cili tha se se ligj ka mangësi dhe është ishte u miratua në kohë të papërshtatshme.

“Në mars të këtij viti kur u miratua Ligji i Buxhetit është evidente që ka pasë disa mangësi, sepse kemi pasë kufizime kohore. Në atë kohë u shpallën rastet e para të infektuara në Kosovë, si dhe e kishim një buxhet që në shumicën e projekteve dhe kodeve ishte i bllokuar paraprakisht nga Qeveria e PAN-it. Ideja ka qenë që me gjithë ato mangësi të kalohet, sepse ishte situatë emergjente dhe në rishikim të rregullohen ato mangësi”, tha Murati para deputetëve.

Ai, shtoi gjithashtu se pozita po mundohet që ta kushtëzojë opozitën që të votojë të gjitha nismat e tyre në Kuvend.

- Advertisement -

“Është për keqardhje që mungesa e votave të qeverisë ilegale dhe jolegjitime të mundohet dhe të hidhet si barrë mbi shpinën e opozitës për t’ia siguruar këto vota. Është për keqardhje thirrja dhe përdorimi i pretekstit dhe temës pagesave për qytetarë që të kushtëzohet edhe opozita që të votojë për çfarëdo nisme të Qeverisë”, shtoi tutje Hekuran Murati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit