6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Vetëvendosjes i bashkohet një profesioniste e re

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka njoftuar se partisë të cilës i përket i është shtuar edhe një profesioniste.

- Advertisement -

Rrustemi në postimin në Facebook, ka thënë se farmacistja Mirsime Kryeziu është bërë pjesë e VV-së

Postimi i plotë:

Farmacistja Mirsime Kryeziu na bashkohet në organizim e aktivitete.

- Advertisement -

Kisha kënaqësinë ta mirëpres në Lëvizje, Mirsime Kryeziun, e cila si një e re profesioniste, bëhet pjesë e Lëvizjes.

Në një kohë kur ndodhemi para zgjedhjeve të brendshme, me synimin për ta fuqizuar Vetëvendosjen si subjekt politik, ardhjet e reja të profesionistëve të fushave të ndryshme janë të vlefshme.

- Advertisement -

Shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo mbështetës të Lëvizjes që të bëhet anëtar e të përfshihet në zgjedhje të brendshme. Bashkë bëhemi më të fuqishëm për çdo sfidë e angazhim.

E tashmja dhe e ardhmja na përket neve, prandaj duhet dhënë kontributin secili prej nesh në jetësimin e programit tonë. Për ta bërë vendin tonë më të mirë, më të zhvilluar, e një shoqëri më të barabartë e më të drejtë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit