10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vetura e parë turke elektrike që do të ketë bateri më jetëgjatë sesa konkurrentët

Rekomandime

Makina e parë elektrike turke do të ketë një jetëgjatësi më të madhe të baterisë sesa konkurrentet e saj, deklaruan prodhuesit.

- Advertisement -

Katoda NMC (Nikel, Mangan, Oksid Kobalt) do të përdoret në bateritë me litium-jon të makinës, e cila optimizon dendësinë e energjisë dhe fuqisë, shkroi në Twitter Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG).

Qese me dendësi të lartë të energjisë do të përdoren në modulet e baterisë të cilat do të mbyllen me mbulim alumini për të siguruar forcë të lartë strukturore, sipas TOGG.

”Jetëgjatësia, performanca dhe siguria maksimale e baterisë do të sigurohen me ftohje të lëngshme shumë efikase dhe sistem inovativ të menaxhimit të baterisë”, theksoi kompania.

- Advertisement -

Struktura modulare e baterisë mund të përdoret në shumë zona, veçanërisht në ruajtjen e energjisë. Po ashtu thuhet se makinat do të kenë gamë 300/500-kilometra, kurse bateritë e tyre mund të karikohen deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta.

TOGG nënshkroi marrëveshje të vullnetit të mirë me prodhuesin kryesor botëror të baterive Farasis javën e kaluar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit