Në rrjete sociale ka dalë një xhirim i bisedës së ushtarëve të rinj rus ku ankohen se i janë dhënë pushkë e pajisje e të vjetra e të këqija. Shajnë rëndë komandën e tyre që po i hedh si mish për top në betejë.
Ushtarët e rinj me helmeta të mëdha në kokë tundin kalashnjikovët dhe i ankohen njëri tjetrit për situatën në front duke fajësuar eprorët e tyre por duke e shfajësuar
“Duhet të dini vërtetën! Ministria e mbrojtjes së Rusisë se ka idenë për ne dhe as që e dinë se ç’bëhet këtu. Na hodhën në mut” tha njëri prej tyre. “Pushkët tona janë të 1940’s. S’mund të shtiesh nga to. Ata nënq*rë po dërgojnë studentë të thjeshtë në luftë”.
Një prej ushtarëve me një helmetë më të madhe se koka e tij e thotë: “Unë jam 18 vjeç”. Pastaj ngriti automatikun Ak-47, së pari të furnizuar ushtarët sovjetik në vitin 1947 dhe ankohet: “Na dhanë pushkë automatike që të luftojmë kundër sistemeve kundërajrore ‘Grad’, artilerisë, minahedhësve. Shpërndani këtë video”.
Në xhirim pretendohet se këta ushtarë janë të njësitit 15 të brigadës së motorizuar, që kanë xhiruar veten në kamion në afërsi të Sumy, afër kufirit me Rusinë, ku këto ditë janë zhvilluar luftime të ashpra