Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka eskaIuar situata, kur deputet të pozitës dhe opozitës janë përpIasur në mes vete, ndërsa deputetët e Listës Serbe e kanë shijuar këtë pamje.
Seanca është përcjellë me tensione të cilat për pak sa nuk janë përshkallëzuar në përlIeshje fizike mes deputetëve të PDK’së dhe VV’së.
Por ajo çfarë ka rënë në sy është veprimi nga deputetët e Listës Serbe të cilët siç shihet në këtë video të publikuar nga deputetja e VV’së Ardiana Matoshi, janë duke e shijuar gjithë këtë skenë.
PërpIasja kishte ardhur pas kritikave të deputetëve të PDK-së në drejtim të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla lidhur me deklaratat e saj për korrpsionin dhe Gjykatën Speciale.
Deputetja Matoshi ka thënë në postimin e saj në Facebook se derisa ndodhte përpIasja mes deputetëve shqiptarë dhe ofendimet ndaj ministres Gërvalla, deputetët e Listës Serbe qeshnin.
“Nuk është selfie medie të dashura. Është regjistrim/inçizim i të qeshurave dhe reagimeve të deputetëve të Listës Serbe, përderisa deputetët e PDK-së ofendonin ministren Donika Gërvalla. Tm.err të shohësh skena të tilla në Kuvend, edhe më tm.err të shohësh teksa kënaqen deputetët serb. Qe edhe dëshmia!”, ka shkruar Matoshi.