9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Video- Kërcet stupci në Maqedoni, në ndeshjen Shkupi- Shkëndija, forcat speciale detyrohen të hyjnë në fushë

Rekomandime

Skandal në ndeshjen Shkupi – Shkëndija.

- Advertisement -

Ndeshja mes dy skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut që po zhvillohet në kryeqytet, u zhbllokua në minutën e nëntë.

Kuqezinjtë nga Tetova kaluan në avantazh në minutën e nëntë, moment që ka shkaktuar zemërim të madh te ultrasit vendas.

Pjesëtarë të grupimit “Shvercerat”, janë futur në fushë dhe kanë suImuar lojtarët e Shkëndijës. Sherr i madh, kaos dhe skena të turpshme në fushë, siç dallohet në pamjet e publikuara.

- Advertisement -

Ndeshja është ndërprerë, në fushë kanë zbarkuar edhe forcat speciale, teksa delegatët e ndeshjes theksojnë se e vetmja mënyrë për të rinisur ndeshja është të boshatiset stadiumi.

Raportet mes dy tifozerive të mëdha shqiptare nuk kanë qenë të mira prej kohësh, edhe pse në disa raste personazhe të ndryshme të Shkupit dhe Shkëndijës kanë bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe pajtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit