Legjioni Gjeorgjian, i cili ka luftuar në anën e Ukrainës që nga viti 2014, publikoi një video të kapjes së llogoreve ruse në fushën e betejës pranë Khersonit.
Videoja tregon 12 ushtarë të hipur mbi një tank përpara se të zbarkojnë dhe ecin pas tannkut që po gjuan në llogoret ruse.
Anëtarët e Legjionit Gjeorgjian sulmojnë ndërsa predha artilerie bien rreth tyre dhe ushtarët rusë shpejt fillojnë të ikin nga llogoret.
The Legion marches on and we are hungry!
16 wagner vatniks destroyed.
We will avenge with thunder! You better run while you still can. https://t.co/abdgGI5ujr pic.twitter.com/UK5Mru5y2M
— Georgian Legion (@georgian_legion) October 22, 2022
“Ujqërit tanë po marshojnë dhe ata janë të uritur” Ne shkatërruam 16 gagnerianë rusë. Do të hakmerremi, më mirë ikni sa mundeni”, shkruan ata në një postim Twitter duke iu drejtuar rusëve.
Mourn in silence, avenge with thunder! pic.twitter.com/yHPnjYfmAf
— Georgian Legion (@georgian_legion) October 22, 2022
Ata shtuan se katër nga “ujqërit” e tyre u plagosën në sulm, por se do të shërohen shpejt.
Legjioni Gjeorgjian u themelua nga Mamuka Mamulashvili, djali i një oficeri gjeorgjian, Zurab Mamulashvili. Ai mori pjesë me babanë e tij si adoleshent në konfliktin gjeorgjian me rajonin separatist të Abkhazisë në 1992.