13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

VIDEO/ Oficeri rus shan e iu bërtet ushtarëve të tij pasi ata po fshiheshin nga Iuftimet

Rekomandime

Ukrainasit të ngujuar në fortesën e fundit të mbetur në Mariupolin e rrethuar ende po rezistojnë egër sipas pamjeve të xhiruara nga vet marinsat rus në Azovstal.

Betejë e ashpër mes marinsave rus dhe atyre ukrainas u xhiruar dhe po qarkullon në internet. Shihet se rrethina është në kompleksin industrial Azovstal në Mariupol.

- Advertisement -

Sipas raporteve nga Mariupol që dje ka nisur një mësymje e re e rusëve për të pushtuar Azovstal ku ende po rezistojnë ukrainasit. Poashtu kanë mbetur të ngujuar edhe civilë që nuk lejohen të evakuohen nga rusët.

Pamje tipike të një Iufte urbane ku njësiti rus tenton të kalojë rrugën drejt një ndërtese të rrënuar. Në kalim e sipër me vrap, rusët bien në pritë dhe nga zjarri plagoset një prej tyre, derisa i gjithë njësiti fshihet brenda përveç njërit që tenton të tërheqë zvarrë shokun e rënë nën zjarrin ukrainas.

Në xhirim dëgjohet oficeri rus tek iu bërtet e shan ushtarët e fshehur rus që të hapin zjarr mbulimi për t’i ndihmuar shokut të rënë dhe atij që e tërheqë.

- Advertisement -

Lufta në lindje për Donbas ka vazhduar edhe sot dhe raportohet për betejë shumë të ashpër m humbje nga dyja palët, që sipas këshilltarit të presidentit ukrainas kanë pasur humbje të rënda por jo aq keq sa rusët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit