Sot në qendër të Prishtinës, është arrestuar një person në rrugën “Qamil Hoxha”.
Pas arrestimit, Policia e Kosovës, ka dhënë detaje në lidhje me këtë arrestim, ku thuhet se gjithçka ka ndodhur pasi i arrestuari ka sulmuar personin zyrtar në detyrë.
Siç shihet edhe në video, krejt kjo ka nis pasi personi në fjalë ka rezistuar që të arrestohet dhe ka goditur me shuplakë policin në detyrë. Pas kësaj, dy policës, me dhunë e shtrijnë në tokë dhe e bartin tek një ndërtesë në rrugën “Qamil Batalli”.