13.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

VIDEO/ Tanku rus kaplohet nga flaka që ia shkaktuan predhat e ukrainasëve në mes të rrugës

Rekomandime

Një gazetar ka arritur të kapë momentin kur një tank rus shpërthen në flakë, pasi është goditur nga forcat ukrainase.

Ngjarja ka ndodhur në Mariupol, me tankun dhe zonën që përfshihen nga flakët.

- Advertisement -

Me qindra mendohet se janë tanket e shkatërruara në Ukrainë, numri të cilëve mund të arrijë në 580.

Ekspertët ushtarakë thonë se tanket ruse vuajnë nga një defekt i cili vijon prej dekadash dhe që Perëndimi e di shumë mirë cili është. Bëhet fjalë për shpërthimin e kullës së tankut.

Gjithçka ka të bëjë me konservimin e stivës së municioneve. Ndryshe nga tanket moderne perëndimore, tanket ruse si T-72, T-80, por edhe tanku më modern që rusët kanë dërguar në Ukrainë T-90, një pjesë e predhave i mbajnë në kullën e tankut. Kjo i bën tanket ruse shumë vulnerabël edhe nga një g0ditje direkte, e cila mund të shkaktojë një efekt zinxhir të shpërthimit të predhave, të cilat janë rreth 40 të tilla.

- Advertisement -

Rezultati është një shpërthim shumë i fuqishëm, i cili në shumicën e rasteve bën që kulla e tankut të shkëputet nga sasia, duke fluturuar për disa metra në ajër dhe duke shkaktuar vdekjen e ekuipazhit të tankut./A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit