VIDEO/ Tentuan të suImojnë ndërtesat ukrainase, ushtria ruse i shënon ‘autogol’ tankës së vet

0
255

Pamje të pabesueshme janë publikuar ku tregohet momenti kur një tank rus tenton të hedhë në erë një objekt të ukrainasve por përfundoi duke shkatërruar tankun tjetër rus.

Pasi mori në shënjestër një nga automjetet e blinduara të Putinit, shpërthimi dërgoi një predhë që fluturoi jashtë dhe goditi në mënyrë të pabesueshme një tank tjetër.

Sulmi i jashtëzakonshëm i artilerisë në qytetin e rrethuar të Mariupolit mendohet se i ka vënë zjarrin municionit në objektivin fillestar. Pamjet tregojnë se rusët shënojnë një autogol ndërsa municionet gjuajnë drejtpërsëdrejti përtej rrugës, duke nxjerrë një nga tanket e tyre. Disa sulme të tmerrshme kanë eliminuar qindra civilë dhe mendohet se kanë shkatërruar deri në 90% të zonës, sipas autoriteteve ukrainase.