1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

VIDEO/ U kapën keq në prit nga ushtria e Ukrainës, garda e Putinit “Rosgvardia fillojnë të fshihen

Rekomandime

Ushtarët e Rosgvardia, Gardës së presidentit rus Putinit ranë në pritë të Ukrainasve ditë të para të ‘operacionit special’ që iu ngeci keq si në veri, lindje e jug.

Ky xhirim ka dalë nga ushtarët rus që ranë në pritë ukrainasve në fillimet e ofensivës ruse diku afër kryeqytetit ukrainas, Kiev. Nuk dihet se nga ka rrjedhur ky xhirim i kamerës së helmetës së ushtarit rus vet, apo ishte zënë nga ushtarët ukrainas që e kanë lëshuar pas ballafaqimit.

- Advertisement -

Ishte raportuar se ishin trupat elitare parashutiste ruse dhe të Rosgvardia që ishin hedhur të parët në sulm dhe e kishin pësuar keq në ditët e para pas dështimeve operacionale.

Që në ditën e dytë ishin eliminuar 300 nga trupat elite VDV, parashutistë elitë në aeroportin e Hostomel në përballje me njësitet speciale Alpha të ushtrisë ukrainase. Njëjtë e kishin pësuar njësitet elite çeçene që ishin lëshuar si avangardë para forcës kryesore që përparonte pas tyre.

Ishte raportuar dje nga Bellincat se gjenerali Roman Gavrilov, komandant i Rosgvardia ishte arrestuar nga agjencia e inteligjencës së Rusisë, FSB, për shkaqe që nuk janë të qarta, por siç ishte mësuar se bëhet fjalë për ‘rrjedhje informacioni që qoi tek humbjet e jetës’ derisa një tjetër tha se ishte ‘harxhimet e tepruara të derivateve’.

- Advertisement -

Rosgvardia nuk është nën komandën e ushtrisë ruse por direkt të ministrisë së brendshme ruse, nën kontrollin e Putin, dhe ka detyrë si forcë elite të ruaj vet presidentin rus dhe asetet e shtetit rus.

- Advertisement -

Gjatë kohë përflitet se ushtria ruse është në gjendje të mjerueshme dhe terrorizohet nga aparatura e sigurisë së shtetit që e sheh si kërcënim ndaj pushtetit të Putin që vjen nga kjo inteligjenca. Sipas raporteve Kremlini i Putin e konsideron një ushtri ruse të fortë si një mjet për ta rrëzuar nga pushteti dhe ka krijuar forca paralele jashtë komandës së tyre për të ruajtur pushtetin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit