Rusët janë tërhequr tashmë nga veriu i Kievit dhe i gjithë Ukrainës duke u pozizionuar në lindje ku duket se qëllimi është marrja dhe ruajtja e pozicioneve ushtarake në rajonin mes Khersonit dhe Donbasit duke mundësuar kështu një corridor tokësor të Rusisë me Krimenë e aneksuar në vitin 2014.
Gjatë tërheqjes raportohet për eliminimin e qindra civilëve në qytetin e Buchas, ndërkohë që ukrainasit raportojnë se deri më tani, kur janë bërë 40 ditë nga fillimi i Iuftes kanë rrëzuar 150 avionë dhe 134 helikopterë të ushtrisë ruse.
#Ukraine‘s Armed Forces pturists of 95 ODShBr shoot down russian Ka-52 helicopter from #Ukrainian Anti-tank missile system ‘Stugna’ pic.twitter.com/bwZqePPK9L
— EMPR.MEDIA (@EuromaidanPR) April 5, 2022
Zakonisht helikopterët rrëzohen me raketa anti-ajrore, por të paktën në një rast ukrainasit rezulton të kenë qëlluar me një raketë anti-tank ndaj një helikopteri sulmi KA-52.
Raketa “Stugna”, e cila përdoret kundër tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara u lëshua nga platforma e saj tashmë jo në drejtim të tokës siç është projektuar, por drejt një helikopteri duke e shkatërruar tërësisht.