Pamjet e postuara në mediat sociale nga njësia ukrainase e zbulimit ajror, Aerorozvidka, pretendojnë të tregojnë sulmet e saj në një kolonë prej rreth 65 kilometrash me automjete të blinduara ruse jashtë Kievit.
Komandanti i njësisë, nënkolonel Yaroslav Honchar, tha se ekipi i vogël prej 30 operatorësh të dronëve dhe forcave speciale ishte në gjendje të ndalonte përparimin e kolonës në një seri pritash natën, shkruan The Guardian.
Jo të gjitha detajet e këtyre pretendimeve mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, por zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë thënë se sulmet ukrainase kontribuan në ndalimin e kolonës me automjete të blinduara.
Sidoqoftë, pamjet e publikuara nga forcat ukrainase nënvizojnë rëndësinë e dronëve për rezistencën e tyre.