Shirat e mëdha që kanë rënë ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në pjesën më të madhe të vendit.
Përmbytje pati edhe në rajonin e Anamoravës.
Fshati Livoq i Gjilanit ishte një prej më të goditurve nga përmbytjet.
Por një qytetari të Livoqit I ka ndodhur një befasi.
Si pasojë e vërshimeve, në oborrin e tij ka përfunduar një peshk goxha i madh.
Pamjet tregojnë peshkun që i ka shkuar qytetarit në oborr, të cilin ai e lëshon prapë në ujë.