16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Zemaj: Gjendja është normale s’ka nevojë për panik, siç u tentua të prezantohet pasditen e sotme

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka mbajtur një konferencë para mediave në orën e vona lidhur me situatën e tanishme me COVID-19.

- Advertisement -

Zemaj tha se gjendja është normale dhe se nuk ka vend për panik, por që kujdesi duhet të jetë i shtuar dhe secili të kujdeset për shëndetin, pastërtinë dhe mbajtjen e distancës.

Bashkë me drejtorin e IKSHPK-së, atë të Policisë së Kosovës dhe të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësorë, Zemaj tha se të gjithë bashkë kanë bërë një kalkulim të gjendjes ditore aktuale dhe qartësim të situatës në të cilën ndodhemi.

“Siç po e shihni jam bashkërisht me njerëzit kompetent ata shëndetësore dhe të sigurisë dhe ata të Inspektoratit Sanitar e Shëndetësorë. Të gjithë së bashku e bëmë një kalim ditor të gjendjes aktuale dhe qartësim të gjendjes së aktualitetit.

- Advertisement -

Gjendja është normale, nuk ka vend për panik ashtu sic është tentuar dhe prezantuar në orët e vona të pasdites, por krejt çka duhet dhe çka është e nevojshëm është të rrisim kujdesin, distancën dhe pastërtinë.

Të respektohen rekomandimet e IKSHPK-së.

- Advertisement -

Ky është mesazh është lutje dhe për këtë edhe organe te pavarura qysh sonte do ë shtojnë intensitetin edhe të kontrolleve dhe të mbikëqyrjes, por le të jetë mesazh që gjendja të ndryshojë për më së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë për arsye të kujdesit të virusit në Kosovë.

Virusi është akoma prezent, mos besoni perceptimeve dhe deklaratave të ndryshme për shkak të interesave qofshin ato personale, apo kolektive, por besojini profesionistëve shëndetësore derisa gjendja të kthehet në normalitet”, tha Zemaj, shkruan Indeksonline.

Ai poashtu tha se Qeveria dhe MSh sot ka marrë vendim që qysh nesër do të ketë lëvizje të lirë edhe të kufijve, dhe se ky s’është interes i bazuar vetëm në dikë por është analizuar dhe vendosur nga rekomandimet e IKSHKP-së dhe s’duam të interpretohen në mënyrë tjetër.

“T’i lehtësohet edhe ardhja e bashkatdhetarëve, por në fillim të ruajmë vetveten, tjetrin dhe të gjithë.

T’i ndihmojmë bizneseve, familjeve dhe të ndihmojmë rimëkëmbjen ekonomike.

Pretendimet tona janë që së shpejti të hapen edhe kufijtë ajror, të ruajmë njëri-tjetrin, shëndetin dhe të shtojmë kujdesin.

Mos të përhapim panik, sepse s’i ndihmon askujt dhe vetëm e dëmton zhvillimin e Kosovës dhe i ndihmon interesat e individëve edhe në dëmtimin e shëndetësisë kosovare.

Kjo lutje është bashkërisht me të gjithë neve, por edhe marrja e përgjegjësisë shtesë që qysh nga ky moment do t’i aktivizojmë të gjitha aktivitete institucionale që hapat e fundit të luftimit të kësaj pandemie t’i marrim me seriozitet të shtuar.

Rritje e kontrolleve dhe shtimin e inspektorëve anembanë Kosovës”, deklaroi Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit