-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vijnë reshjet e borës dhe dimri në pranverë!

Rekomandime

Diku në Itali ose përtej Italisë në Detin Tiren sot po krijohet një ciklon i cili do të na sjellë stuhi dimërore në territoret tona në këtë fillim të stinës së pranverës.

Cikloni po zhvendoset shpejtë në Detin Jon ku aty do të intensifikohet dhe fuqizohet duke u shndërruar në një masë destabilizuese të fuqishme ciklonike e cila pritet të kushtëzojë reshje të dendura bore në shumë pjesë të Kosovës mëngjesin e hershëm të së martës. Reshje intensive bore priten sidomos në viset kodrinore-malore, veçanërisht në Malet e Sharrit. Reshje bore priten edhe gati në të gjitha ultësirat e Republikës së Kosovës, por gjithsesi mund të ketë përjashtime sidomos në disa ultësira të Dukagjinit.

- Advertisement -

Reshje të dendura bore priten edhe në veriperëndim të Maqedonisë së Veriut dhe veri të Malit të Zi, ndërsa reshjet më të pakta të borës priten në zonat më të ulëta të Maqedonisë së Veriut, Luginës se Preshevës dhe disa viseve të Dukagjinit.

Reshje bore dhe kushte dimërore priten edhe në gjysmën lindore të Shqipërisë gjatë gati tërë javës së re, me reshje të shpeshta bore sidomos në viset kodrinore-malore, por lokalisht nganjëherë edhe në viset më ulëta mbidetare.

Ardhja e ciklonit do të ndjehet menjëherë gjatë ditës së nesërme me dendësimin e vranësirave dhe fillimin e erërave të fuqishme, të ftohta nga veriu. Fillimisht do të nisin reshjet e shiut të cilat do të fuqizohen në mbrëmje dhe gjatë natës pastaj do të shndërrohen në borë. Në shumë pjesë të Kosovës orëve të hershme të mëngjesit të së martës do të ketë pamje klasike dimërore me reshje të dendura bore dhe erëra të fuqishme veriore, ndërsa shtresat dekorative të borës do të krijohen edhe në ultësirat e Kosovës, por jo në të gjitha normalisht. Në viset kodrinore-malore, vende priten nga 20 deri në 30 cm. borë, lokalisht edhe më shumë.

- Advertisement -

Mëngjesi i së martës pritet të zbardhë kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën dhe kjo borë për disa rajone të Kosovës mund të jetë më e dendura për tërë këtë sezonë dimërore.

Nga e mërkura na pret mot i ndryshueshëm dhe i ftohtë, me reshje të herëpashershme lokale shiu e bore në viset kodrinore-malore. Detaje tjera në postimet tona të ardhshme./MeteoBallkan

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit