17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mustafa: SHBA-të mbajtën premtimin, riaktivizuan rreth 250 milion dollarë

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas riaktivizimit të fondeve nga MCC, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Ai ka thënë se SHBAT-të mbajtën premtimin dhe riaktivizuan ndihmat rreth 250 milion dollarë për Kosovën.

Ai tha se “Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”.

Njoftimi:

- Advertisement -

SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti.

Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.

- Advertisement -

Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës.

Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik. IM

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit