Viktima nga tërmeti në Bosnje është një 28-vjeçare shqiptare
Një vajzë 28 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Bosnjë e Hercegovinën të premtën.
Gjatë së shtunës mediat shqiptare treguan se bëhet fjalë për Elmira Sefon.
Vdekja e saj erdhi si pasojë e një shkëmbi të madh që ra mbi shtëpinë e saj.
Prindërit e saj po ashtu mbetën të Iënduar.
Një tërmet prej 5.7 shkallësh e goditi Bosnjë e Hercegovinën.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7, sipas EMSC, ka qenë në Stolac të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut të Kroacisë.
Dridhjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri.