1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Virusi është rrenë, po na vendosin çipa” – Lul Raka vjen me një përgjigje epike për personat që bëjnë këso deklaratash

Rekomandime

Mikrobiologu, Lul Raka, ka vazhduar thirrjet për parandalim të pandemisë COVID-19 dhe ruajtjes nga kjo.

- Advertisement -

Ai ka folur për rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19.

Tha se secili prej nesh duhet të vetëdijësohet para se virusi të depërtojë në shtëpitë tona.

Raka foli edhe për personat që nuk besojnë në ekzistencën e COVID-19 dhe për ata që thonë se “ky virus është rrenë dhe veç po bëhet për të na vendosur disa çipa që të na kontrollojnë lëvizjet gjatë gjithë kohës”.

- Advertisement -

Për këta persona, Lul Raka e ka një përgjigje interesante.

Thotë se “çka i bën ata kaq të rëndësishëm sa t’iu vendosin çipa”.

- Advertisement -

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kerkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, ka thënë ndër të tjera Raka në emisionin “Shëndeti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit