1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vitia: Ani pse filloi vaksinimin shumë vonë, Kosova po kryen vaksinime më shumë se të gjitha vendet e rajonit

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas miratimit të masave të reja, në një konferencë për media, ka thënë se si qeveri kanë filluar negociatat për të siguruar edhe dozën e tretë të vaksinës, nëse paraqitet nevoja.

“Prandaj ne si qeveri qysh tashmë jemi bërë gati për të negociuar dhe siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi në kohë të gatshëm nëse paraqitet nevoja. Çfarëdo masa që do të ndërmarrim, do të ketë me siguri edhe valë tjera të pandemisë. Këtë natyrisht nuk e them unë, por e thonë virologët dhe epidemiologët. Prandaj, të nderuar qytetarë vetëm vaksinimi na shpëton”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se virusi nuk do të zhduket, por që duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të.

Vitia u zotua se Kosova ani pse filloi vaksinimin shumë vonë, tanimë ka kaluar disa vende në Ballkan me përqindje të vaksinimit.

“Jemi vendi që në javë po vaksinon më shumë se të gjithë fqinjët e rajonit. Duke vazhduar me këtë ritëm, në fund të vitit do të tejkalojmë synimin tonë për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve. Kjo do të parandalojë valët tjera dhe dhimbjen me të cilën po përballemi edhe në këtë valë. Është e domosdoshme që të mos vuani ju dhe familje tuaja, që të mos mbyllet ekonomia, që të mos mbesin fëmijët pa shkuar në shkolla. Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksinimi na mbron prej tij. Megjithatë, kemi parë që në disa vende përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve, efekti mbrojtës i vaksinave duket se është diku rreth 7-8 muaj, pavarësisht se nuk ka akoma studime të qëndrueshme në këtë drejtim”, ka deklaruar Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit