4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vitia: Deri në fund të vitit pritet të arrijnë 1.2 milion vaksina Pfizer

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se deri në fund të vitit në Kosovë dotë arrijnë 1.2 milion dozë vaksina Pfizer.

- Advertisement -

“Duhet të kuptoni një gjë, për shkak të shumë termave të konfidencialitetit që i kemi me kompaninë Pfizer, nuk mund të ju japim më shumë informata, por deri në fund të vitit pritet të arrijnë mbi 1,2 milion vaksina Pfizer.”, ka thënë ai në konferencë për media, shkruan Gazeta Express.

Marrëveshjen me Pfizer e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë.

“Posa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast kemi blerë vaksina nga prodhuesi ‘Pfizer’ dhe tash duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt drejt zotimit që të përmbyllim imunizimin e popullsisë sivjet, përkatësisht 60 për qind të qytetarëve”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që pati para konferencës së Vitisë, ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID.

Në kuadër të masave të reja do të heqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për gastronominë deri në ora 23:00.

- Advertisement -

Shefi i dikasterit të Shëndetësisë ka thënë në mbledhjen e qeverisë se do të lejohet edhe lëvizja e qytetarëve pa maska kur janë vetëm dhe në ambiente të jashtme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit