14.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Vitia i VV’së e Ismaili i PDK’së injorojnë nismën e Zemajt për Bord Këshillues anti-COVID

Rekomandime

Me iniciativë të Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, është themeluar edhe Bordi Këshillues për COVID-19, në të cilin janë ftuar që të bashkohen edhe ish-ministra të Shëndetësisë e profesionistë të fushës.

- Advertisement -

Ky bord është mbledhur sot, derisa aty s’po marrin pjesë ish-ministri Arben Vitia nga Vetëvendosje dhe as Uran Ismaili i PDK’së.

Ky Bord udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa është duke marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. Pjesë e takimit përveç anëtarëve të bordit, janë edhe dy ish-ministrat e Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe Ferid Agani.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ditë më parë kishte njoftuar se bordi do të ftonte katër ish-ministrat e fundit në takim, por që sot nuk janë parë dy të fundit Arben Vitia i LVV-së dhe Uran Ismaili i PDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit