Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.
Përmes një konference për media, Vitia ka thënë se tashmë Prishtina e ka kryetarin e ri, Pëprarim Ramën.
“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. E falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotëri Ramën… Prishtinës i dëshiroj sukses dhe të gjitha të mirat. Personalisht unë dhe VV-ja do të jemi krahë në cdo process që është në intetresin e qytetarëve. Do të bëjmë më të mirën për Prishtinën”.
Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia uroi fitoren Përparim Ramës.
Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.