9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vitia shprehet për vdekjen e 40 vjecares nga Gjakova: Komplikimet nga Covid 19 ia prenë ëndrren në mes

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gruas shtatzënë nga Gjakove, si pasoj e komplikimeve nga virusi Covid-19, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Vitia ka thënë se nuk ka fjalë ajo qfarë ndjejnë stafi mjekësor dhe ata, për këtë humbje.

Me këtë rast, ministri Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i zbatojnë rregullat në mënyrë që ta kalojnë këtë pandemi sa më lehtë.

Statusi i plotë i ministrit Vitia:

- Advertisement -

Sot morëm njoftimin e rëndë për humbjen e jetës së bashkëqytetares sonë. Ajo priste të bëhej nënë. Komplikimet nga Covid-19 ia prenë jetën dhe ëndrrën në mes.

Marrim pjesë në këtë dhimbje të dyfishtë të familjes e miqve!

- Advertisement -

Nuk ka fjalë ajo çfarë ndjejmë ne dhe gjithë stafi mjekësor që e asistoi gjatë tërë këtyre ditëve të vështira.

Të nderuar qytetarë, na duhet forcë e disiplinë për të shmangur dhembje të tjera.

Të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë. Jeta ka vlerë sepse ajo e bën të mundur çdo shpresë e çdo projekt.

Kurrë nuk është mjaft kujdesi. Le të mos shpërqendrohemi nga mbrojtja në këtë betejë që hera – herës i kapërcen mundësitë tona të deritanishme.

Të zbatojmë rregullat, të mbrojmë e shpëtojmë jetë. Duhet të besojmë realisht që kjo fazë është e përkohshme dhe nuk duhet të rrezikojmë një jetë të tërë nga pakujdesitë në këto pak javë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit