1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vitia tregon se kur do të heqet Prishtina nga karantina

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka thënë se heqja nga karantina e Prishtinës, nëse nuk bëhet më herët, atëherë do të ndodhë me 4 maj.

- Advertisement -

“Ahmeti ka kërkuar të hiqet karantinimi më shpejt se që e kemi paramenduar. Drejtori i IKSHPK-së më ka dhënë argumente që Prishtina duhet të qëndrojë ende në karantinim, pasi do të rrezikohej dhe do të kishte fatalitet”, tha Vitia.

Vitia tha se në momentin kur do t’i publikojnë masat e reja, që do të ndodhë nesër ose pasnesër, do të kërkojë takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të biseduar rreth heqjes së karantinimit të kryeqytetit.

“Do të kërkojë takim me Ahmetin, që sa herë i kam kërkuar është përgjigjur në mënyrë pozitive, do t’i flasim të gjitha hapur, nëse jo më herët, më 4 maj sigurisht se po”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit