1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vitit 2015, Mustafa dhe Thaçi refuzojnë ofertën gjermane 800 milionë euroshe për termocentralin Kosova A (VIDEO)

Rekomandime

Në vitin 2015. Avni Kurshumliu, përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger, e cila ka ofertuar që ta rimëkëmbë termocentralin Kosova A së bashku me disa nga blloqet e saj prodhuese, në Info Magazine në Klan Kosova, (datë 01.07.2015) për publikun e gjërë kishte bërë të ditur se kabineti qeveritar (Isa Mustafa dhe Hashim Thaci) nuk e kishin marrë shumë seriozisht ofertën e kësaj kompanie.

Ai që në vitin 2015 kishte bërë të ditur se ishte kryer studimi finanaciar dhe kishte treguar se cila është shifra e ofruar nga kjo kompani.

- Advertisement -

“Oferta është komplet 800 milionë euro, kurse qeveria duhet të sigurojë 300 milionë euro. Kosova do të ketë mungesa të energjisë, nëse nuk rindërtohet Kosova A dhe nuk fillohet ndërtimi i Kosovës së Re”., kishte thënë dhe argumentuar që në vitin 2015 z. Kurshumliu.

“Programi i Bilfinger i është prezantuar kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli u tregua joserioz karshi ofertës së Bilfinger, kurse ministrat aktualë Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, ende nuk kanë bërë asgjë rreth projektit”, kishte thënë përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger, përcjell MekuliPress.com

Ai kishte bërë të ditur, se ky projekt për rimëkëmbjen e termocentralit që prodhon energji në Kosovë, do të zgjaste 6 vjet.

- Advertisement -

MekuliPress ju sjellë intervisten e vitit 2015, kur pushtetin e ndanin Isa Mustafa nga LDK dhe Hashim Thaci (PDK). Degjojeni me kujdes se cfarë deklarojnë Arban Abrashi dhe Bilal Sherifi në këtë emision.

Refuzimi në heshtje i Isa Mustafes dhe Hashim Thaçit ndaj kësaj oferte gjermane ka shkuar aq largë sa edhe kancelarja Merkel i kisht kritikuar institucionet e Kosovës për mos seriozitet.

- Advertisement -

Ekperti i Kosovës me eksperiencë pune 40 vjecare në Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK, Avni Kurshumliu (tashmë i ndjerë) tregon ofertën e kompanisë gjermane për rindërtimin të katër blloqeve ekzistuese, që Kosovës do t’i kushtonin 800 milionë €, dhe Kosova do të duhej t’i siguronte vetëm 300 milionë €. Shumën tjetër berzhi i kishte ofruar me vetëm 1% interes, dhe sasia e prodhimit pas rindërtimit do të ishte 815MW mbrenda 6 vitesh, pra në vitin 2022 do të ishin të gatshme për prodhim. Të gjitha blloqet do të beheshin me paisje te reja, me afat qëndrueshmërie për 30 vite.

Pra klasa sunduese e pasluftës nuk e kishte prioritet energjinë dhe jetën cilësore të popullit, por asfaltin, sepse përmes asfaltit mundësia e vjedhjes ishte më e lehtë dhe më shpejtë./MekuliPress.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit