14.9 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Vivien është me fat, Getinjo e ka dërguar në një nga vendet më të bukura në botë

Rekomandime

Reperi i njohur, Getinjo muaj më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

- Advertisement -

Ai për disa javë u kthye në një prej banorëve më të komentuar brenda shtëpisë së famshme.

Përveç që u pëlqye me debatet dhe situatat, reperi në BBVK krijoj edhe një lidhje dashurie me banoren nga Shqipëria, Vivien Thano.

Dyshja për disa javë shijuan romanca brenda mureve të shtëpisë megjithatë, Getinjo në një moment vendosi të ndërpresë rrugëtimin.

- Advertisement -

Ai me vetëdëshirë vendosi të largohet duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte fitorja e madhe, por që njerëzit të kuptonin personi që ai ishte.

Kurse Vivien vazhdoj eksperencën e saj edhe për disa javë për t’u eliminuar më pas nga votat e publikit.

- Advertisement -

Pas kësaj, dyshja tashmë po e shijojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe momentet e shumta së bashku i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.

Kështu ata se fundmi kanë publikuar një moment ku shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Tani Vivien ka publikuar një fotografi ku tregon se po qëndron për vizitë në Zvicër.

E veshur me shumë stil, Vivien po i kalon ndoshta ditët me të ëmbla të jetës së saj në krah të reperit kosovar, Getinjos.

Kjo vërehet edhe në fytyrën e buzëqeshur të bukuroshes nga Shqipëria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit