3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Vozitën maunet në Pejë me foto të Putinit e Karagjiqit, e hanë keq shoferët nga policia

Rekomandime

Policia Rajonale e Pejës, ka konfirmuar se sot ka arrestuar shoferët e dy maunave me targa të Serbisë.

- Advertisement -

Në njërën prej maunave ka qenë fotografia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e në maunën tjetër fotografia e Vuk Karaxhiqit.

“Sot pasdite janë ndaluar dy maune nga zyrtarët policorë të Pejës. Vozitësit janë shoqëruar në Stacion Policor, ku janë duke u intervistuar”, tha zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

KOHA mëson se maunat kanë qenë të ngarkuara me mazut dhe ngarkesa ka qenë e porositur nga një kompani derivatesh, por se nga cila, nuk ka të dhëna ende. Për këtë rast, siç tha ai, është njoftuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

- Advertisement -

“Lidhur me qarkullimin e disa videove në rrjetet sociale ku shihen kamionë me fotografi të disa personaliteteve, Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të shoqërojë për në stacion policor shoferët dhe të njëjtit të intervistohen lidhur me mënyrën e hyrjes së tyre në Kosovë, qëllimin dhe çështje të tjera me rëndësi. Pas ndërmarrjes së veprimeve parahetimore do të vlerësohet për veprimet e mëtejmë”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit