1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vizita e mistershme e Hashim Thaçit në Shqipëri

Rekomandime

Në kohën kur e gjithë audienca e vendit ishte drejtuar tek fluturimi i Behgjet Pacollit në Aeroportin e Tiranës, një eskortë e veturave ku ishte edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kaluar pikën kufitare në Vërmicë.

Presidenti ka qëndruar në Shqipëri për disa orë ndërsa është kthyer në vend në orën 19 e 20. Raportet tregojnë se makina e tij nuk është kontrolluar për shkak se është makinë VIP.

- Advertisement -

KALLXO.com ka parë një raport i cili i është drejtuar komandantit të pikës kufitare në Vërmicë, Arbër Telaku, ku thuhet se Presidenti ka kaluar në orën 19:20, i ulur në ulësen e parë të makinës.

Raporti i policit thotë se nuk kanë arritur të shohin nëse prapa në veturë ka pasur persona të tjerë ulur për shkak se vetura ka pasur xhamat e zinj.

k të marrë një konfirmim edhe nga zyra e Presidencës, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit