Në orët e para të mëngjesit, Avdullah Hoti e ka pranuar zyrtarisht detyrën e kryeministrit.
Vetëm një gjysmë ore pas pranimit të detyrës, Hoti do ta udhëheqë mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së re të Kosovës.
Ndërkohë që vizita e parë e Avdullah Hotit si shef i Ekzekutivit do të jetë për homazhe te varri i ish-presidentit dhe ish-liderit të LDK-së Ibrahim Rugova.
Hoti homazhe do të bëjë edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Ndërkaq, numri një i Qeverisë ditën e parë të punës pritet ta përmbyllë me vizitën në Ministrinë e Shëndetëisë.