7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Luftanija ruse pozicionohet përbaIIë Shqipërisë

Rekomandime

Tensioni nuk ka të ndalur.

- Advertisement -

Flota e Rusisë ka dalë në det të hapur dhe qëllim i vetëm i saj është ta sfidojë Perëndimin, shkruan të hënën mediumi “A2”.

Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës së kaluar, fregata, nëndetëse e luftanije ruse, janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO.

Dhe ky tregim force nga marina e Putin i është afruar shumë dhe brigjeve shqiptare.

- Advertisement -

Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht Iuftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias, shkruan mediumi “A2”.

Ndërkohë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskvas” të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.

- Advertisement -

Në Mesdhe ndodhet edhe Iuftanija amerikane “Harry Truman”, që do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, aq sa do të vijojë luftën në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit