3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vizita e tre kryeministrave europianë në Kyiv, e përgatitur në fshehtësi – mund të jetë shumë e rrezikshme

Rekomandime

Vendimi i kryeministrave të Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke për të udhëtuar sot drejt Kyivit dhe për ta mbështetur lidershipin ukrainas në mes të agresionit rus u përgatit në fshehtësi dhe është një veprim i rrezikshëm, por shumë i guximshëm nga Janez Jansha, Petr Fiala dhe Mateusz Morawiecki, sipas të përjavshmes sllovene Demokracija.

Vizita po përgatitet në fshehtësi të rreptë, ata po udhëtojnë me tren për t’u takuar me kryeministrin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, kur vdekja në tokën ukrainase fshihet në çdo hap. Është një akt i rrezikshëm, por i guximshëm, shumë i guximshëm, shkruan gazeta.

- Advertisement -

Por është një investim në lirinë dhe sovranitetin e shteteve më të afërta me Rusinë agresive, shkruan kryeredaktori i së përjavshmes Jozhe Bishcak, i cili shton se për shkak të situatës në Kyiv ku ushtria ruse vazhdon të sulmojë, lokacioni dhe koha e takimit të tyre me Zelenskiyn nuk dihet.

Udhëtimi i rrezikshëm me tren për në Kyiv u organizua në marrëveshje me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel, dhe “guximtarët” janë të vetëdijshëm se nuk është vetëm Ukraina ajo që është në rrezik, por se ukrainasit po mbrojnë vende të tjera përveç atdheut të tyre, veçanërisht ato më afër kufirit rus, thotë një komentues i përjavshëm i afërt me Partinë Demokratike Sllovene (SDS) të Janshas.

Nuk është rastësi që liderët e vendeve që kanë përjetuar atë që është “e keqja bolshevike dhe komuniste” dhe çfarë do të thotë të shtypësh “çizmet ushtarake totalitare”, kanë vendosur për një udhëtim të rrezikshëm drejt Kyivit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit