2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjen edhe reagimi i Rexhep Selimit: Shkelzen Gashi nuk i ka mbështetur as në statistika e as në fakte qëndrimet e tij, kjo nuk është hera e parë, as e dyta e as e treta

Rekomandime

Shefi i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ftuar në emisionin Raport në KTV, ka komentuar lajmin që bëri jehonë ditëve të fundit, përkatësisht deklaratat e ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, për UÇK-në.Selimi ka thënë se nuk pajtohet me ato deklarata, e as nuk është pajtuar më herët me qëndrimin e Gashit për këtë çështje.Sipas tij, ai nuk ka dashur të merret me të, meqë tha se epilog kësaj pune i dha Kurti me lirimin e Gashit nga detyra.

- Advertisement -

“Distanca ime faktike me Gashin ka qëndruar, duke mos qenë ai në asnjë pozitë në VV”, tha Selimi për mosreagimin e tij. “Gashi nuk i ka mbështetur as në statistika e as në fakte qëndrimet e tij, kjo nuk është hera e parë, as e dyta e as e treta. Por kësaj here ka marrë jehonë, pasi e bëri nga një platformë tjetër, si këshilltar i kryeministrit”.

Selimi tha se reagimi i qytetarëve dhe të tjerëve ishte i drejt, por shtoi se kjo u përdor edhe për poenë politike.Sipas tij, opozita u merakos shumë kësaj radhe, e cila tha se u dëmtua imazhi i UÇK-së, por Selimi kujton edhe kohën kur kjo opozitë dikur e votoi formimin e Gjykatës Speciale.

“Disa qarqe tashmë bëhen sikur merakosen për UÇK-në, e nuk ishin kur u bë Gjykata Speciale. Ajo Gjykatë e cila po i thërret luftëtarët, po i heton, u ndërtua mbi një raport ku brenda atij UÇK-ja paragjykohet si organizatë që ka bërë krime deri në spastrim”, tha Selimi, duke sqaruar se mendon për oponencën politike.Tutje ai foli për rastin e tij në këtë Gjykatë. Tha se nuk di deri në cilën fazë ka mbërritur çështja e tij.“Unë kam dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale. Shkuarjen time e kam bërë publike. Atje puna po vazhdon, ka pasur të ftuar shumë para meje, por edhe pas meje. Nga pozicionimi im nuk mund ta di në cilën fazë janë hetimet apo procedurat. S’kam mbrojtës, pasi besoj se nuk kam nevojë për avokat, meqë para se të jem unë i ftuar apo i paragjykuar, e paragjykuar është UÇK-ja, para se të jem një avokat i mirë për vete, do të mbrojë UÇK-në. Nuk do të ndalem asnjëherë së mbrojturi luftën e UÇK-së, pasi ajo ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër”, tha Selimi në emisionin Raport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit