5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Reporterja gjermane: Me këtë foto mund të përshkruhej e gjithë dhimbja e shqiptarëve të Kosovës

Rekomandime

Gjermanja Ursula Meissner punon prej shumë dekadash si fotografe në zonat e luftës, ku mes tjerash ka spikatur edhe në Iuftën e Kosovës.

Sipas saj, Iufta në vetvete është shumë tragjike, andaj nuk ka nevojë për skenare.

- Advertisement -

“Një fotografi është fotografi e mirë, nëse zgjon emocionet. Kur unë isha në Kosovë, fotografova një fytyrë të një vajze. Vajza e vogël kishte dy ditë dhe dy netë pa fjetur duke ecur nëpër shumë male – e gjithë kjo për ti shpëtuar rrezikut. Me këtë fotografi mund të përshkruhej e gjithë dhimbja e shqiptarëve të Kosovë,” thotë Meissner në intervistën e fundit të saj për “Web.de”.

Vajza e vogël shqiptare nuk kishte as forcë për të qarë.

Më tutje ajo tregon se kjo foto i kishte prekur shumë njerëz, përkundër që nuk shihej “gjak dhe armë”, pasi dhimbja njerëzore mund të tregohet edhe pa këto elemente.

- Advertisement -

“Por këto fotografi rrallë korrin sukses,” tregon ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit