-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjen falenderimi nga Ukraina: Albin Kurti faleminderit për mbështetjen e gazetarëve

Rekomandime

Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pritjen dhe strehimin e gazetarëve nga Ukraina.

Në njoftimin zyrtar të kryeministrit në Twitter për pritjen e gazetares së parë nga Ukraina, Tomilenko ka lënë një koment të shkurtër, ku shpreh falënderimin e tij.

- Advertisement -

“Albin Kurti, nga thellësia e zemrës, faleminderit për mbështetjen e gazetarëve ukrainas”, ka shkruar Tomilenko.

Kryeministri Kurti i uroi sot mirëseardhje në Kosovë, Lyudmila Makeyt, gazetarës së parë ukrainase e strehuar në Kosovë.

“Republika e Kosovës dënon fuqishëm agresionin ushtarak të Federatës Ruse dhe invazionin në Ukrainë. Solidariteti ynë me popullin tuaj dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme”, ka thënë kryeministri Kurti

- Advertisement -

kryeministri ka ritheksuar që Kosova rreshtohet me aleatët e saj që denojnë agresionin rus në Ukrainë dhe që do të ndihmojë popullin ukrainas në të gjitha format e nevojshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit