2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjen lajmi i mirë nga Bullgaria në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Rekomandime

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi zhvilloi sot një takim në Sofje me homologun bullgar, Atanas Pekanov, me të cilin diskutoi mbi raportet bilaterale si dhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit në rajon që ende nuk e gëzojnë këtë të drejtë.

Rexhepi e falënderoi Pekanov për përkrahjen e vazhdueshme të Bullgarisë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, përkrahjes për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe bashkëpunimin dhe ekspertizën e ofruar në procesin e integrimit evropian.

- Advertisement -

Ajo vuri theksin në nevojën për përkrahje edhe më të fuqishme të Bullgarisë për përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave përmes lobimit te vendet anëtare, duke nënvizuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara si dhe ka shënuar progres evident në fushën e sundimit të ligjit.

Ndërsa, Pekanov shprehu keqardhje për pamundësinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen dhe konfirmoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë një prej avokuesve kryesorë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, veçanërisht në përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të heqjes së vizave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit