1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vjosa Osmani fillon ‘vizitën e gjelbër’, në Komunën e Obiliqit

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën e Obiliqit. Osmani ka marrë pjesë në debatin e organizuar me përfaqësues të institucioneve e qytetarë lidhur me çështjet e ambientit.

Kryetarja Osmani ka thënë se mos zbatimi ligjit për Obiliqin tregon se si funksionojmë institucionet.

- Advertisement -

Miratimi i ligjit të Obiliqit është bërë, por zbatimi i tij është shembull i drejtpërdrejtë se sa funksionojnë institucionet. Ne kemi vendosur që ta mbajmë takimin jashtë për të pasur përballje të drejtpërdrejtë me realitetin e që është një realitet jo i këndshëm.

Ne duhet të fillojmë si Kuvend i Kosovës edhe për atë që njihet si buxhetim ambientor. Të shohim se si secila ndarje buxhtore e afekton atë mjedisor“, ka thënë Osmani.

E kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka vlerësuar vizitën e Osmanit dhë të deputetëve të Kuvendit. Sipas tij, kjo tregon për bashkëpunimin që duhet të kenë për problemet mjedisore.

- Advertisement -

Pjesë e debatit përveç të rinjve të Obiliqit ishin edhe deputetët si Mimoza Kusari-Lila, Albena Reshitaj e Liburn Aliu. Pas diskutimit për ambientit, kryetarja Osmani do të vizitojë edhe Korporatën Energjetike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit