11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Vjosa Osmani: Gabim historik për vendin nëse nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen

Rekomandime

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si gabim historik mos arritjen e një marrëveshje në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se pas zhvillimeve të 26 dhjetorit, kur është konstituuar kuvendi i Kosovës, ka qenë nevoja që të mblidhen organet e LDK-së edhe njëherë.

“Pas zhvillimeve të 26 dhjetorit ka qenë nevoja që organet e LDK të mblidhen edhe njëherë. Këto takime kanë qenë të parapara për të premten por janë shtyer për të hënën për shkak të arsyejeve tëknike dhe një numër i deputetëve nuk janë në Kosovë. Të hënën do të diskutojmë këto rrethana të reja për të parë se cili është qëndrimi i kryesisë dhe deputetëtve të cilët kanë marrë legjitimitetin qytetarë. Pasi ti dëgjojmë qëndrimet e tyre do të shohim se si do të procedohet më tutje”, ka thënë ajo.

Osmani e ka quajtur gabim historik për vendin nëse nuk bëhet marrëveshje VV-LDK.

- Advertisement -

“Nuk mund te flas se cili do të jetë qëndrimi i ri. Por mendoj se do të ishte gabim historik për vendin nëse nuk do të ketë marrëveshje me Vetëvendosje. Si bartse e listës e LDK dhe përfaqsusese e votuesve e kam për detyrë që ta dërgoj vullnetin qytetar deri në fund.Do të insistoj deri në fund”, shtoi tutje.

Sipas nënkryetares së LDK-së, këto ditë nuk ka pasur takime në mes të dy partive.

- Advertisement -

“Nuk janë takuar, pas takimit të të hënës pasi ti përcaktojmë qëndrimet tona atëherë do të ketë takime të reja dhe të shohim se si do të procedohet. Nuk dua të paragjykoj e rëndësishme është që marrëveshja të arrihet dhe nuk kam mirëkuptim ndaj kujtdo qoftë krijon pengesa ndaj vullnetit qytetar. Të krijohet besimi dhe të krijojmë një atmosferë më të mirë të komunikimit dhe bashkëpunimit që ti hapet rrugë marrëveshjes”, tha Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit