4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjosa Osmani godet Albin Kurtin: Nëse do të të duan të gjithë, mos u bëj lider, shit akullore

Rekomandime

Vjosa Osmani ka thënë se çështja e presidentit nuk duhet të jetë pengesë për arrtijen e marrëveshjes me Vetëvendosjen që ajo, shpreson që do të ndodhë. Teksa ka folur për këtë temë ajo gjithashtu e ka thumbuar Albin Kurtin, ndonëse nuk e ka përmendur me emër, kur ka parafrazuar një thënie amerikane, shruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se nëse do ta duan të gjithë të mos bëhet lider po të shesë akullore.

“Në vend se tash të ishim duke menduar si t’i realizojmë mendimet që i kemi dhënë në fushatë, si t’ia fillojmë ta bëjmë Vettingun, si të nisim të bashkëpunojmë me Bashkimin Europian, si t’i bëjmë ato kërkesat tjera teknike që i kanë kërkuar Gjermania e Franca për liberalizim të vizave, si të merremi me problemet e shumta në politikën e jashtme, si t’ia nisim të merremi me politikat e punësimit, atëherë hala te një formulim për Presidentin… Pse? Se jo valla ka kosto politike, se na shajnë neve militantët. Kadale, bre. Në qoftë se do me të dashtë krejt bota, mos u bën lider, shit akullore, vëlla. Veç shitësin e akulloreve e duan tanë, se i bën të lumtur… në Amerikë e kanë këtë thënie. Kurrë nuk kanë me të dashtë të gjithë”, ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani vazhdon të mendojë se koalicioni qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK’së duhet të ndodhë, për ta çuar në vend vullnetin qytetar, megjithëse ka pohuar se pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e Kryetarit të Kuvendit ka ndodhur një goditje jashtëzakonisht e madhe në raportet mes këtyre dy partive./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit