15.7 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Tomë Gashi jep lajmin e keq për Vetëvendosjen

Rekomandime

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund ta formojë Qeverinë pa Lidhjen Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Në emisionin Info Magazine ai ka thënë se koalicioni midis këtyre dy subjekteve politike mund të arrihet me ndihmën e ambasadorëve të shteteve të fuqishme.

“Albin Kurti do t’i përgjigjet ftesës së presidentit – ai mund të mos i përgjigjet Hashim Thaçit, por duhet t’i përgjigjet presidentit”.

“Qeveria mund të formohet me ndihmën e Dragodanit. Deri më tani nuk është formuar asnjë Qeveri pa ndihmën e lagjes ‘Arbëria’ dhe unë besoj se do të na vijë ajo ndihmë”.

- Advertisement -

“Më herët Alfa dhe Omega kanë qenë ambasadorët e shteteve të fuqishme që e kanë ndërtuar shtetin e Kosovës”.

“Pa LDK-në nuk mund ta formon Qeverinë VV-ja. Këta kanë vënë vija të kuqe, por nëse Qeverua nuk formohet dhe shkohet në zgjedhje; populli do ta marrë mesazhin ashtu siç është – që VV-së iu pamundësua ta formojë qeverinë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit