0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjosa Osmani godet edhe Agim Veliun: Sojin e tij e quan politikan të paditur që la arsimin në gjendje mizerje

Rekomandime

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se arsimi në Kosovë është për turp për shkak të politikanëve që janë bërë doktorë shkence për dy muaj.

- Advertisement -

A është kjo goditje ndaj Agim Veliut i cili ishte ministër i arsimit. Vetë LDK kishte disa ministra arsimi.

Ajo këto komente i bëri gjatë vizitës në shtëpinë/shkollën e viteve të nëntëdhjeta të familjes Hertica, njofton Klan Kosova.

“Ne do të punojmë mbi bazën që arsimi e mbanë dhe e zhvillon shtetin. Në vitet e 90-ta kur ne e ndërtonim shtetin tonë, ishin shtëpitë si kjo që i dhanë mesazh gjithë botës se ne rezistencën tonë e mbrojmë me dije. Edhe tani, ne të gjitha sfidat do t’i luftojmë me dije”.

- Advertisement -

“Sot arsimi është për turp për shkak të politikanëve që kurrë nuk janë njohur për dije dhe për dy muaj janë bërë doktorë të shkencave. Sot kemi parti në pushtet që bëjnë investimin më të vogël në rajonin tonë sa i përket fushës së arsimit”.

“Ne do ta bëjmë të kundërtën sepse parakusht për zhvillim është dija. Nuk ka shtet që ka arritur suksese pa e bërë arsimin prioritet”.

- Advertisement -

“Bashkë me ekspertë ne jemi duke finalizuar programin tonë i cili synon ta nxjerrë Kosovën nga errësira”.

“Ne ende nuk e kemi përpiluar listën e deputetëve. Do t’i shikojmë propozimet që kanë ardhur nga degët. Të gjitha propozimet do të filtrohen duke marrë për bazë programin që ne po synojmë. Ne e kemi një program ku parakusht është luftimi i fenomeneve si korrupsioni”.

“Sa i përket çështjes së grave, tashmë është evidente që përfaqësim të grave më shumë se në LDK, nuk mund të vërehet në asnjë parti”.

“Unë edhe si deputete kam mbajtur kontakte me qytetarë – pra është krejtësisht e natyrshme dhe praktikë që zhvillohet në vendet demokratike, që kontaktet me qytetarë të bëhet edhe para se të nis koha e fushatave”.

“Për vet faktin që ne arsimin e konsiderojmë si shtyllë për zhvillimi e shtetit, natyrisht se jemi të gatshëm dhe kemi guximin që ta udhëheqim këtë fushë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit