Sot në Istog, në vendlindjen e ish- presidentit historik Ibrahim Rugova, presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë.
Osmanin me duartrokitje e kanë pritur shumë qytetarë, duke iu referuar asaj si ‘Zonja e hekurtë”, shkruan IndeksOnline.
Simpatizantë të shumtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës i kanë bërë asaj një pritje madhështore, duke i uruar njëkohësisht suksese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të njejtit i kanë premtuar asaj mbështetje maksimale në zgjedhjet e ardhshme.