0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani ka një qëndrim krejt ndryshe nga Isa Mustafa dhe zyrtarët tjerët për çështjen e presidentit

Rekomandime

Pozita e presidentit në tavolinë të diskutimit si pazar për arritje të marrëveshjes për koalicion në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk po shihet me sy të njëjtë nga akterët kryesorë të partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

- Advertisement -

Në një deklaratë dhënë për një emision Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e gjashtë tetorit deklaronte se ajo kishte insistuar që çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës, të mos jetë pjesë e pazareve politike.

Ajo pati thënë se LDK-ja edhe para zgjedhjeve kishte thënë që pozita e presidentit të mos jetë pjesë e ndarjes së koalicionit, por të jetë një marrëveshje paraprake që të ketë një kandidat konsensual.

“Ka një kohë të gjatë që unë kam insistuar që çështja e zgjedhjes së presidentit të mos jetë pjesë e pazareve politike, patjetër që si parti e parë do të insistojmë dhe gjatë negociatave për koalicion parazgjedhor, gjithnjë kemi insistuar që pozita e presidentit të mos jetë pjesë e ndarjes për koalicion, por, të kemi një lloj marrëveshje paraprake, që të kemi kandidat konsensual. Më e mira do të ishte që të pranohej edhe përtej partive tona, ose e pranueshme, sepse do t’i bënim nder atij institucioni edhe vetë Kosovës, nëse aty vendoset një person që ndikon në vendosjen e spektrit politik. Absolutisht favorizoj një zgjedhje të tillë dhe për të do të insistoj”, kishte deklaruar Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit