5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vjosa Osmani: Kjo që ka bërë kryeministri Rama është fatkqesi kombëtare

Rekomandime

Vendimi i kryeministrit shqiptar Rama me Presidentin e serbisë Vuçiç në Serbi për “shengenin ballkanik” ka krijuar valë pakënaqësie në Shqipëri, por veçanërisht në Kosovë.

- Advertisement -

Qytetarët shqiptarë kërkojnë që qeveria shqiptare ta fus në BE vendin e jo në “Shengenin” e Serbisë. Por kjo për kosovarët është një thikë pas shpine për krejt Kosovën, të cilën nuk e njeh si shtet Serbia.

Në fillim e ka kritikuar ashpër Albin Kurti, kandidati për kryeministër në Kosovë, i cili ndër të tjera tha se “Unë dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Kjo është tejet e rëndësishme”.

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur një fatkeqësi idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik”.

- Advertisement -

“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, është shprehur Osmani.

Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Rama duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.

- Advertisement -

“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë ajoi në një intervistë.

Shumë ekspertë e analistë në Prishtinë janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit