2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjosa Osmani: Kurti nuk e mbajti bashkë partinë e tij e lëre më Kosovën

Rekomandime

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thumbuar jo pak Albin Kurtin, duke thënë se ai nuk arriti ta mbajë bashkë partinë e lëre më Kosovën.

- Advertisement -

“E ky i Vetëvendosjes po thotë që vetëm ai mundet me e mbajt Kosovën të bashkuar, por ai as partinë e vetë nuk mbajti të bashkuar”, ka thënë Osmani gjatë një tubimi në Prishtinë.

Por ajo nuk është ndalë me kaq, pasi ka pasur edhe disa fjalë për Kurtin rreth deklaratave të tij se LDK-ja do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Kurrë me PDK-në, atëherë ashtu mbetet”, ka deklaruar Osmani, duke shtuar se vetë Kurti po planifikon që të krijojë qeverinë me vota të të PDK-së dhe AAK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit