6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjosa Osmani nënçmon Hotin: S’ka përvojë të udhëheqë dialogun, Vucic qe një dekadë merret me këtë temë

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka përvojë të mjaftueshme që të udhëheqë dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Osmani po thotë se Hoti nuk ka përgatitje dhe nuk ka përvojë për t’u përballur kundër palës serbe dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Ajo madje po thotë se Vucic merret me këtë temë me dekada dhe se Hoti nuk ka qenë në asnjë proces të shtetndërtimit të Kosovës.

“Puna e dialogut është që bëhet fjalë për një proces jashtëzakonisht kompleks që kërkon aftësi negocimi në fushën e negociatave të karakterit ndërkombëtar të cilën Hoti nuk e ka. Ai s’e ka sepse nuk e ka mbuluar këtë fushë asnjëherë në karrierën e tij, qoftë si politikan qoftë si ekonomist. Është rrezik që të shkohet me eksperimente, pra nuk mund të thuash ta provojmë le të eksperimenton”, tha Osmani.

- Advertisement -

“Problemi është që përballë e ka një president i cili e ka mbuluar këtë fushë dhe këtë dialog që së paku një dekadë. E dyta është që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga proceset e shtetndërtimit, qoftë përgatitjeve rreth shpalljes së pavarësisë, nuk ka asnjë përvojë në negocimin e Pakos së Ahtisarit që t’i dijë detajet e koncesioneve që janë bërë. Ai nuk ka qenë i përfshirë për aq sa jemi ne të njoftuar në negociata intensive në Bruksel, njëherë me Thaçin kryeministër dhe pastaj me Mustafën”, tha Osmani.

“Kjo është hendikep jashtëzakonisht i madh për cilindo qoftë, është sikur unë ta merrje përsipër ta menaxhoja fushën e shëndetësisë ose një fushë që nuk është as profesion as nuk e kam si përvojë. Në këtë rast pasojat janë për tërë vendin, sepse është një proces jetik jo vetëm për shtyllat themelore të shtetësisë por që përfundon me njohje”, tha Osmani në Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit