13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Dubai bëhet ‘streha’ e re e oligarkëve rus për t’iu shpëtuar sanksioneve

Rekomandime

Dubai është kthyer në strehën e re të rusëve të pasur që ikin nga ndikimi i sanksioneve perëndimore mbi luftën në Ukrainë.

Miliarderët dhe sipërmarrësit rusë kanë mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në një numër të paprecedentë, thanë udhëheqësit e biznesit për BBC.

- Advertisement -

Blerjet e pronave në Dubai nga rusët u rritën me 67% në tre muajt e parë të 2022, thuhet në një raport.

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë ose nuk e kanë kritikuar pushtimin e saj në Ukrainë. Ajo po jep gjithashtu viza për rusët e pasanksionuar ndërkohë që shumë vende perëndimore i kanë kufizuar ato.

Vlerësohet se qindra mijëra njerëz janë larguar nga Rusia gjatë dy muajve të fundit – megjithëse shifra të sakta nuk janë të disponueshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit