2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani: Paqe të qëndrueshme do të ketë kur të dënohen kriminelët

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 21-vjetorin e Masakrës në Studime ku u vranë 116 civilë shqiptarë

- Advertisement -

Osmani ka thënë në këtë ditë, bashkëndjejë me familjet e tyre në këtë përvjetor dhe ua rikujtoj se misioni ynë i vazhdueshëm do të jetë që kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

21 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë nga forcat serbe u vranë 116 shqiptarë.

- Advertisement -

Brenda dy orësh, teksa po dëboheshin me dhunë për në Shqipëri nga forcat paramilitare serbe, u vranë mizorisht 116 civilë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra, burra e pleq. Kjo tregon qartazi përpjekjet e regjimit të asaj kohe për spastrim etnik dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

Në këtë ditë, bashkëndjejë me familjet e tyre në këtë përvjetor dhe ua rikujtoj se misioni ynë i vazhdueshëm do të jetë që kryesit e veprës të marrin dënimin e merituar.

- Advertisement -

Sot, shkaku i pandemisë Covid-19, familjet nuk do të mund të jenë te varrezat e të familjarëve të tyre për t`i kujtuar, por do t`i kujtojmë bashkërisht në secilën familje, sepse ata janë edhe familjarë tanë që dhanë jetën për shtetin dhe lirinë tonë!

Përveç se do t`i rikujtojmë për çdo 2 maj, do ta përsërisim se nuk ka paqe të qëndrueshme pa zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës të bëra nga Serbia.

Ndaj, çfarëdo procesi negociatash nuk ka kuptim nëse drejtësia nuk shkon në vend.

Për krimet ndaj shqiptarëve nuk duhet të ketë aministi. Duhet të ketë vetëm një epilog. E ky epilog është dënimi i atyre që i kryen këto krime!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për 116 civilët e vrarë të Studimes!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit