1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vjosa Osmani pas stërvitjes së Ushtrisë së Kosovës i dërgon mesazh të fuqishëm Serbisë: Themelet e Kosovës qëndrojnë të forta dhe nuk ka kush që mund t’i lëkund ato

Rekomandime

Është përmbyllur me sukses stërvitja fushore e njësive të FSK-së në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21”.

Njësitet e FSK-së kanë mbajtur stërvitje ushtarake pothuaj më e madhja deri më tani, me ushtarët e NATO-s, nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane.

- Advertisement -

Në lidhje më këtë stërvitje të jashtëzakonshme, ka folur edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se dita e sotme është rikonfirmim i një aleance të fortë si guri; e një aleance të pathyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Madje, ajo ka paralajmëruar Serbinë, e cila në vazhdimësi ka provokuar Kosovën, duke thënë se tashmë vendi ynë ka një ushtri që ruan themelet e Kosovës, dhe se nuk ka kush që mund t’i lëkund ato.

- Advertisement -

Ja shkrimi i saj:

Sot, ushtarë, nënoficerë e oficerë të ushtrisë sonë, pjesëmarrës të ushtrimit “Defender Europe 21”, përkrah ushtrisë aleate të SHBA-ve dhe atyre të NATO-s, jo vetëm dëshmuan profesionalizëm të lartë, por e jetësuan ëndrrën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë pritur për dhjetëvjetësha të tërë që ta shohin një ditë ushtrinë e vendit të tyre përkrah aleatëve tanë strategjikë. Dita e sotme, prandaj, është rikonfirmim i një aleance të fortë si guri; e një aleance të pathyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Si vend e si komb, ne kemi pasur gjithmonë një qëllim të vetëm dhe një mision të përhershëm: mbrojtjen e atdheut tonë, të lirisë sonë, por edhe respektimin e lirive të të tjerëve. Ushtria jonë është rritur e zhvilluar mbi këtë vizion për ushtrinë moderne, të cilin bijat e bijtë tanë po e jetësojnë çdo ditë me profesionalizmin e tyre.

Duke ushtruar përkrah forcave aleate, ne e rikonfirmuam edhe një herë orientimin tonë e, bashkë me të, e rikonfirmuam rrugën tonë të përbashkët drejt integrimeve euroatlantike. Për më shumë, sot rikonfirmuam se themelet e Kosovës qëndrojnë të forta dhe nuk ka kush që mund t’i lëkund ato.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit